Ballina SPORT Super-clasico luhet në Bernabeu

Super-clasico luhet në Bernabeu

Finalja e dytë e kupës së Liberdadores do të luhet në Spanjë, në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Pas diskutimeve të shumta, dhe problematikave të hasura për shkak të mos menaxhimit tifozerisë së “River Plate”, tashmë është marrë vendimi final, që sfida e kthimit mes “Boca Juniors” e “River Plate” të luhet në 9 dhjetor, ora 20.30 në “Bernabeu”.

Fillimisht ndeshja u shty pasi tifozët e “River Plate” goditën dhe dëmtuan lojtarët e “Boca Juniors”, ngjarje e ndodhur në Buenos Aires. Tevez me shokë kërkuan fitore në tavolinë, por kjo nuk u realizua, pasi sulmi ndodhi në qytet dhe jo në stadium, çkado përbënte një dështim për klubin e “River Plate”. Në këtë moment, FIFA vendosi shtyrje të ndeshjes dhe caktimin e “Bernabeut” si impiantin ku do zhvillohet super sfida mes “Boca Juniors” e “River Plate”. Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi në barazim 2-2. Rezultat ky që është në favor të “River Plate”, që ishte udhëtues në përballjen e parë.