Ballina Kuriozitete Supë kremoze me djathë “bebe” dhe kungull

Supë kremoze me djathë “bebe” dhe kungull

Në qoftë se në tryezën tuaj mungon sallata, supa është pjata e parë që duhet me patjetër e pranishme në çdo vakt që hani. E shijshme, e thjeshtë dhe mbi të gjitha ushqyese, supa është gjithashtu edhe një alternativë e mirë për personat që janë në dietë. Supa e sotme është tejet e veçantë, pasi përveç djathit bebe, gjethet e mentes do t’i japin asaj një shije të freskët. Një recetë e thjeshtë që duhet gjithmonë për darkë!

Përbërësit për 4-6 persona:

8 kunguj

10 gjethe mente ose sipas dëshirës

4-5 racione djathë “bebe”

1 gotë qumësht me yndyrë (250 ml)

1 litër lëng perimesh të valuar

kripë, piper

Përgatitja:

Kungujt e larë, i presim në copa të mëdha. I vëmë në një tenxhere me lëngun e perimeve të valuar dhe i lëmë në zjarr për 20 minuta afërsisht. I grijmë kungujt bashkë me lëngun e tyre, shtojmë qumështin sa të bëhen si masë kremoze, shtojmë djathërat të prera në copa të vogla, gjethet e mentës dhe e rregullojmë për kripë e piper. I grijmë përsëri derisa të përftojmë një masë kremoze dhe e shërbejmë menjëherë.