Ballina BOTA Sulmoi gruan në rrugë, por e pëson shumë keq

Sulmoi gruan në rrugë, por e pëson shumë keq

Një burrë po keqtrajtonte një grua në rrugë, por nuk i kishte menduar pasojat e veprimit të tij.
Ai është rrëzuar në tokë vetëm me tre grushta, pasi një mashkull tjetër e kapi duke sulmuar gruan në hyrje të një ndërtese.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur burri përplas pas murit gruan pas një debati. Ajo u përpoq ta bënte të arsyetonte, por sulmuesi e goditi me bërryl.

Por pas disa momentesh nga dera e hyrjes shfaqet një mashkull tjetër dhe i del në ndihmë asaj duke u munduar ta qetësojë sulmuesin.

Agresori mendon se do ta kishte të lehtë edhe me të ndaj e sulmoi, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi ai e neutralizon me vetëm tre grushte duke e rrëzuar në tokë.