Sulmohet serveri i SHÇBA në Ministrinë e Brendshme

25

Pas sulmit kibernetik ndaj Serverit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme, kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi ku sqaron se specialistët e kanë parandaluar këtë tentativë në serverat qendrorë të institucionit.

SHÇBA shton po ashtu se ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë bëri të mundur bllokimin e këtij sulmi duke mos lejuar asnje rrjedhje te informacionit.

Njoftimi:

Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.
Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.

Duke falënderuar për mirëkuptimin dhe besimin ndaj SHÇBA, lutemi që për çdo ankesë të telefononi në numrin e gjelbër (pa pagesë) 08009090.