Sulmohet Konsullata e Greqisë në Mariupol, vdesin 12 persona

15

Lajme tragjike vijnë nga Ukraina. Konsullata e Përgjithshme Greke në Mariupol është goditur gjatë ditës së. Sulmi ndodhi para një stacioni policie, duke vrarë të paktën 12 persona. Nga burime qeveritare greke mësohet se jashtë godinës ka ndodhur një shkëmbim zjarri.’Stafi i konsullatës së bashku me konsullin janë transferuar në një strehë të sigurt’, thonë burime.

Konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis, mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kontaktuar autoritetet greke përmes telefonit satelitor. Prej rreth një jave shërbimet e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë janë transferuar në godinën ku strehohej Misioni Special i Mbikëqyrjes së OSBE-së në qytet, i cili u godit nga përleshjet në rrugë mesditën e së dielës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias ka kontaktuar me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së Helga Maria Schmidt dhe është diskutuar për strehimin e shërbimeve dhe koordinimin për krijimin e korridoreve humanitare nga qytet.