Ballina BOTA Sulmohen nga ariu, vdesin nëna dhe foshnja 10 muajshe

Sulmohen nga ariu, vdesin nëna dhe foshnja 10 muajshe

Një nënë dhe foshnja e saj 10 muajshe kanë vdekur pasi u sulmuan nga një ari në një kabinë në pyll.

Valerie Theoret, nga Yukon dhe vajza e saj Adele Roesholt u gjetën të vdekur nga babai i fëmijës rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës.

Në një njoftim për shtyp, gjykatësja Heather Jones tha se të dyja ishin vetëm kur ndodhi sulmi.
“Ato ishin jashtë për shëtitje kur ndodhi incidenti, diku midis orës 22:00-03:00,”-tha ajo Jones.

Theoret ishte me leje lindje pasi punonte si mësuese frengjishtje në shkollën fillore Whitehorse.

Ajo, partneri i saj Gjermund Roesholt dhe vajza e tyre kishin qëndruar në një kabinë në Liqenin Einarson për tre muajt e fundit.

Roesholt nuk ndodhej aty në momentin e sulmit. Kur u kthye ai gjeti ariun rreth 100 metra larg kabinës.
Gjermund qëlloi mbi ariun dhe e vrau. Kur hyri në kabinë, gjeti trupin e gruas dhe fëmijës së tij.