Ballina Aktualitet Sulmet ndaj KZAZ-ve, Lleshaj: Do shkrihen policitë bashkiake, janë kthyer në rrezik...

Sulmet ndaj KZAZ-ve, Lleshaj: Do shkrihen policitë bashkiake, janë kthyer në rrezik publik

Reagon Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj pas situatave të rënda në disa qarqe ku u sulmuan KZAZ-të. Lleshaj tha se do të shkrihem disa struktura të policisë bashkiake që sipas tij janë vënë në shërbim të kryebashkiakëve të PD-së dhe LSI-së duke rcënuar sigurinë e vendit. Në një deklaratë për mediat, Lleshaj tha se do të ndëshkohen të gjithë për krime elektorale.

“Shfaqje brutale e dëshpërtimit politik të kthyer në akte kriminale që do të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Policia e Shtetit po provokohet dhe sulmohet, do të përgjigjet me vendosmëri deri në fund. Punonjës bashkish, dhe punonjës të policive bashkaike po gabojnë rëndë duke u përdorur si mish për tob nga kryetarët e bashkive dhe udhëheqësit e tyre dritëshkurtër në Tiranë. I bëj thirrje të mos bëjnë krime elektorale të dënueshme nga Kodi Penal, për interesat e një grupi njerëzish në halle me drejtësinë që duan të marrin peng zgjedhjet për të bllokaur rrugën integruese. Do të shkrihen disa struktura të policive bashkiake që kanë dalë jashtë misionit të tyre dhe janë kthyer në rrezik publik. Askush nuk do të tolerohet. E gjithë kjo shfaqje nuk do të cënojë aspak rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Policia e Shtetit është në krye të detyrës”, tha ministri Lleshaj.