Ballina Aktualitet Sulmet kundër KZAZ-ve, Artan Hoxha: Meta futi vëllavrasje shqiptarët, po sakrifikon Shqipërinë...

Sulmet kundër KZAZ-ve, Artan Hoxha: Meta futi vëllavrasje shqiptarët, po sakrifikon Shqipërinë për të shpëtuar

Gazetari investigativ Artan Hoxha shkruan se Presidenti Ilir Meta me dekretin për anulimin e zgjedhjeve futi në vëllavrasje shqiptarët. Artan Hoxha thotë se Ilir Meta jo vetëm që nuk sakrifikoi vetën për të shpëtuar Shqipërinë, sikur deklaroi, por po sakrifikon Shqipërinë për të shpëtuar veten.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës
Presidenti Ilir Meta tha me 20 mars 2019 nga Pogradeci, se ishte i gatshem qe per te shpetuar Shqiperine, do te vriste veten si ish-presidenti i Kilit, Salvador Allende. Por ne te vertete, me dekretin nr. 11199 te dates 10 qershor 2019, jo vetem nuk sakrifikoi veten per te shpetuar Shqiperine, por po sakrifikon Shqiperine per te shpetuar veten.  Dekreti nr 11199 me firmen e Metes do te mbahet mend si dekreti presidencial qe futi ne vellavrasje shqiptaret.

Shqiptare, deri sa presidenti dhe kryeministri ta gjejne serish gjuhen per nje dreke apo darke ngjalash, qendrojini larg konfliktit per pushtetin e atyre atje lart.  Jeta e cdo shqiptari, qytetari te thjeshte, militanti politik, opozitari apo polici, eshte me e shtrenjte se cdo karrige pushtetari te korruptuar ne kete vend… Ne pamje eshte sulmi qe i eshte bere sot ne oren 11:00, KZAZ nr 66 ne qytetin e Corovodes nga mbeshtetesit e LSI-se.

Zoti president, si bashkepatriot nga e njejta zone, po te kujtoj se pjesa derrmuese e atyre qytetareve qe kane mesyre sot pallatin e kultures qe mban emrin e nje shqiptari te madh dhe skraparlliu patriot, heroit te kombit “Riza Cerova”, si dhe atyre gjithesej 20 policeve qe ka kamisariati i Skraparit, ne mos jane kusherinjte e tu apo te mite, jane kusherinj apo kane lidhje gjaku me njeri-tjetrin.

Skrapari dhe skraparllinjte nuk te detyrohen asgje, pervec se te kane votuar qe nga viti 1992 dhe te kane mbeshtetur sa here qe gjithe te tjeret te kane braktisur. Ata bashkepatriote qe i jane sulur pallatit te kultures “Riza Cerova” me urdherin tend dhe ne zbatim te dekretit tend, nuk ka nevoje te ndezin dhe nje zjarr tjeter ne kete Shqiperi te shkrumbuar tashme nga elita politike e korruptuar deri ne palce… Ndersa i ke vene flaken vendit per karrigen e pushtetit tend apo te Rames, sepaku