Sulm në Nisë të Francës, një gruaje i pritet koka, ndalohet autori

64

Sulm me thikë afër kishës së Notre-Dame, në Nisë të Francës. Sipas të dhënave të para, shkruan BFM-TV, ka të paktën tre të vdekur, përfshirë një grua që iu pre koka nga autori dhe disa të plagosur. Deputeti i zonës Eric Ciotti flet për sulmin në Twitter. Sulmuesi u ndalua nga policia dhe u dërgua në spital.

“Falënderoj policinë bashkiake që kapi autorin me thikë”, shkroi kryebashkiaku Christian Estrosi në Twitter, duke postuar disa fotografi të vendit të sulmit. Kryetari i bashkisë, i cili shkoi në atë vend, u kërkoi banorëve të shmangnin zonën.

Ende nuk dihet arsyet e këtij sulmi, ndërsa vjen në një kohë kur raportet me Francës dhe vendeve myslimane janë agravuar maksimalisht pas publikimit të karikaturave të Profetit Muhammed.