Ballina KULTURË Sulltan Novruzi, presidenti Meta uron besimtarët bektashinj

Sulltan Novruzi, presidenti Meta uron besimtarët bektashinj

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët bektashinj në ditën e Sulltan Novruzit. Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit i uron popullit shqiptar shëndet dhe mbarësi në familje. Ndër të tjera, presidenti Meta shprehet që kjo ditë simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës.

“Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit! Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!” – shkruan presidenti Meta në Facebook.