Ballina Aktualitet Suedi, shqiptari shpallet hero, shpëtoi 20 fëmijë nga vdekja

Suedi, shqiptari shpallet hero, shpëtoi 20 fëmijë nga vdekja

Një shqiptar nga Kosova është shpallur “Hero i Vitit 2018” në shtetin e Suedisë. Bëhet fjalë për Fidan Bejtan, i cili ditën e sotme do të dekorohet me titullin “Engjëlli Mbrojtës”, pasi u shndërrua me të vërtetë në hero duke shpëtuar 20 fëmijë, të cilët ishin pre e një agresioni me thikë të ndërmarrë nga një grua në një park lojërash.

Për të shpëtuar fëmijët, shqiptari në momentin e sulmit u përplas fizikisht me gruan agresore, veprim i cili mund t’i kishte kushtuar edhe jetën.

Sipas mediave lokale, gruaja që sulmoi fëmijët në një park lojërash në Malmo kishte probleme me shëndetin mendor, ndërsa të gjithë kanë ngritur lart veprimin e Fidanit, i cili sot është shndërruar në një ambasador të shqiptarëve kudo në Diasporë.