Suedi, merr flakë autobusi urban pas aksidentit, fatmirësisht ishte bosh

29

Re të zeza tymi kanë mbuluar sot pjesë qendrore të Stokholmit, në Suedi, pasi një autobus urban u përfshi nga flakët pas përplasjes me murin hyrës të një tuneli.

Ngjarja ndodhi sot, në hyrje të tunelit në qendër të Stokholmit. Autobusi urban u përplas me murin dhe shpërthimi i bombolës së gazit bëri që ai të përfshihej në mënyrë të menjëhershme nga flakët.

Për fat të mirë, asnjë pasagjer nuk ishte në autobus në kohën e shpërthimit. Mediat lokale raportoi se shoferi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital.

Autobusët urbanë në Stokholm përdorin gjërësisht gazin natyror si lëndë djegëse.