Ballina Showbiz Suada Sherifi për bashkëshortin e saj: Sa e njoha më pëlqeu

Suada Sherifi për bashkëshortin e saj: Sa e njoha më pëlqeu

Suada Sherifi, ish-Miss Shqipëria, është bashkëshortja e Eldi Dizdarit i cili është shpallur së fundmi në kërkim nga policia për ngjarjen e ndodhur në datën 4 tetor në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Dyshohet se biznesmeni Dizdari, ka pasur konflikt me Ervin Matën, për një sasi kokaine. Suada Sherifi, e cila i është përkushtuar rritjes së vajzës 2-vjeçare, është martuar rreth një vit më parë me Dizdarin dhe njihen prej shumë vitesh.

Suada Sherifi ka treguar se si është njohur me bashkëshortin:

“Unë isha një vajzë single, kisha kohë që isha vetëm dhe në të gjithë morinë e njerëzve që tentonin nuk kisha asnjë lloj interesi. Mirëpo nuk e di pse, por që në momentin e parë që ai erdhi në jetën time më ka pëlqyer. Ishte ai entuziazmi që mendoja se nuk do ta kisha kurrë, apo buzëqeshja dhe sytë me zemra që kisha humbur shpresat se mund t’i kisha. Çdo gjë filloi natyrshëm sepse kur është dëshira e mirë gjërat janë shumë të thjeshta, shumë të lehta dhe shumë të bukura.”