Ballina BOTA E reja nga Egjipti i lashtë, gjendet mënyra e ndërtimit të Piramidës...

E reja nga Egjipti i lashtë, gjendet mënyra e ndërtimit të Piramidës së Madhe

Gjatë kërkimeve të fundit, arkeologët supozojnë se mund të kenë zgjidhur një nga misteret më të mëdha të kohëve moderne, pasi besojnë se mund të kenë zbuluar se si u ndërtua Piramida e Madhe e Gizës, 4 500 vjet më parë në Egjiptin e Lashtë.

Sipas faqjes së njohur të lajmeve shkencore LiveScience, e cila ka publikuar lajmin se arkeologët në Institutin Francez për Arkeologjinë Lindore mund të kenë zbuluar sistemin përgjegjës për tërheqjen e gurëve në një shpat në Hatnub, mendohet se sistemi mund të jetë përdorur për të transportuar këto gurë dhe për të realizuar ndërtimin e Piramidës së Madhe, e cila përbëhet nga 2,3 milion blloqe gëlqerore dhe graniti, pesha mesatare e të cilëve peshon 2,5 ton.

“Ky sistem përbëhet nga një devijim qendror i rrethuar nga dy shkallët me vrima të shumta.Duke përdorur një slitë që mbante një bllok guri dhe ishte i lidhur me litarë në këto shtresa druri, egjiptianët e lashtë ishin në gjendje të ngrinin blloqet e alabastrës nga guroret në shpatet shumë të pjerrëta prej 20 përqind ose më shumë,”- shtoi më tej Yannis Gourdon, bashkëdrejtues i misionit të përbashkët për LiveScience.