Stuhi dhe shi në vend, përmbyten Durrësi e Lezha, 20 fshatra pa energji elektrike

320

Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, ditët e fundit të këtij viti.

Prej ditësh vazhdojnë rreshje shiu duke shkaktuar kështu probleme në vijën bregdetare nga Durrësi deri në Velipojë.

Të përmbytura kanë qenë kryesisht Durrësi dhe Lezha ku 20 fshatra raportohen pa energji elektrike.

Ky problem rezulton prezent prej 24 orësh edhe në njësitë administrative Kallmet, Balldren dhe Kolsh.

Në qytetin e Durrësit raportohen bllokime kanalizimesh si dhe përmbytje të zonave si stadiumi.