Ballina Shëndetësi Studimi shkencor: Pak proteina dhe shumë karbohidrate, përfitimet mbrojtëse të trurit

Studimi shkencor: Pak proteina dhe shumë karbohidrate, përfitimet mbrojtëse të trurit

Një studim i fundit nga një ekip i kërkuesve shkencorë nga Universiteti i Sidnejit, ka zbuluar se një dietë me një sasi të vogël të proteinave dhe një konsum të lartë të karbohidrateve mund të jetë e mirë për trurin dhe  favorizon jetëgjatësinë.

“Aktualisht, nuk ka trajtime efektive farmakologjike për çmendurinë, por vetëm ilaçe që mund ta ngadalësojnë, prandaj është me rëndësi themelore që ne të fillojmë të identifikojmë dietat që mund të ndikojnë në mënyrën se si truri t’i përjetojë sa më mire,” – thonë studiuesit.

Ky është studimi i parë për të treguar se dieta të pakta në proteina dhe të shumta në karbohidrate kanë përfitime mbrojtëse për trurin.