Studimi, masat e distancimit social në Itali, u shpëtuan jetën 38 mijë njerëzve

140

Modelimi, botuar dje nga Imperial College, Londër, analizon ndikimin e bllokimit në 11 vende evropiane, përfshirë edhe Italinë.

Sipas studimit të udhëhequr nga Neil Ferguson dhe Samir Bhatt nga Italia fqinje këto masa të ndërmarra kanë shpëtuar plot 38 mijë jetë njerëzish, teksa vlerësohet se në gjithë Europën distancimi social ka shpëtuar 59 mijë në 11 vende të BE.

Më tej studimi paraqet se nëse masat do të ndërpriteshin, gjë për të cilën popullsia europiane nuk është gati do të sillte një prekje të një numri shumë të madh personash shumë shpejt. Prandaj distancimi social do të duhet të mbahet edhe për disa kohë.