Ballina Uncategorized Studimi i ri, mbipesha shkakton depresion

Studimi i ri, mbipesha shkakton depresion

Sipas studimit më të ri lidhur me mbipeshen dhe depresionin, ekspertët thonë se pasja e varianteve gjenetike të lidhura me mbipeshën mund të cojë në depresion, me pasoja më të forta tek gratë se sa tek burrat.

Për më tepër studimi sugjeron se efektet mund të vijnë si pasojë e faktorëve të tillë sic është imazhi. Njerëzit që janë mbipeshë janë më të depresuar dhe kjo mund të jetë të paktën pjesërisht një efekt anësor i peshës.

Kërkuesit nga Britania e Madhe dhe Australia kanë përdorur të dhëna nga banka biologjike britanike, një kërkim në të cilin janë përfshirë 500 mijë pjesëmarrës të moshës nga 37 në 73 vjeç.