Ballina Uncategorized Studimet amerikane, gratë më të rrezikuara nga ataku i zemrës

Studimet amerikane, gratë më të rrezikuara nga ataku i zemrës

Kohët e fundit është vërejtur një rritje në mënyrë konstante e atakut të zemës në radhët e grave në moshë të re. Pavarësisht se deri më sot janë konsideruar si shenja tipike të moshës së tretë, kryesisht tek meshkujt, sëmundjet kardiake po verifikohen gjithnjë e më tepër tek gratë nën moshën 54 vjeç.

Në dhjetëvjeçarin e fundit kërkuesit amerikanë theksojnë se është kaluar nga 21 në 31 përqind, duke shënuar kështu një rritje të konstantes. Gjithashtu është vërejtur se gratë kanë më pak probabilitet në krahasim me meshkujt për të marrë trajtimet e duhura.

Sipas mjekëve ekspertë që shprehen për këtë argument, theksohet se ataket kardiake zakonisht trajtohen si sëmundje që prekin meshkujt dhe njëkohësisht gratë kanë simptoma atipike, gjë që ndikon shpesh edhe në diagnostikimin në kohë të sëmundjes, apo edhe të nivelit të rrezikut.

Për të arritur në këto konkluzione, kërkuesit amerikanë kanë analizuar të dhënat e 29 mijë pacientëve të prekur nga infarkti miokardit akut nga viti 1995 e deri më tani.