Ballina Shëndetësi Studentja lyen flokët, i transformohet fytyra

Studentja lyen flokët, i transformohet fytyra

Një studente franceze ka lyer flokët, duke i kthyer nga bjonde në të zezë, por është tmerruar kur ka parë që i është transformuar fytyra duke marrë formën e një llambe, shkruan “Le parisien”.

Studentja u dërgua në spital, ku mjekët i thanë se kishte ndodhur për shkak të një reaksioni që kishte ndaj lëndës para-fenilenediamin (PPD).

PPD gjendet në 90% të bojërave të flokëve, por përqendrimi i kësaj lënde është kufizuar me ligj në vitin 2013.

Estelle kishte alergji ndaj kësaj lënde dhe si fillim kishte pasur kruajtje. Por nuk i ka kushtuar rëndësi dhe pasojat janë zmadhuar gjatë kohës që ajo flinte.