Ballina Aktualitet Studentët u rikthehen protestave në 22 maj, qeveria na mashtroi

Studentët u rikthehen protestave në 22 maj, qeveria na mashtroi

Studentët do të rikthehen sërish në rrugë në të gjithë vendi në 22 maj. Pas takimeve të zhvilluara në disa fakultete ata kanë parë se shumica e kërkesave të tyre nuk janë plotësuar. Studentët e Korçës kanë deklaruar se do të protestojnë për mosplotësimin e pikave të paktit “Për universitetin” dhe kërkesa për hartimin e programeve për punësimin e të rinjve.

Deklaratat zyrtare të përfaqësuesve të studentëve

Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua. Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë

1. Portali i transparencës të bëhet funksional

2. Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %

3. Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, pra të njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar

4. Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj

5. Stazhet të paguhen të plota

6. Rankimi i programeve të studimit

7. Përmirësimi i kurrikulave mësimore

8. Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi

9. Afrimi i provimit të licencës (1 muaj mbas stazhit)