Ballina Aktualitet Studentët sot protestë, Rama u përgjigjet me një video

Studentët sot protestë, Rama u përgjigjet me një video

Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook” një video, e cila tregon sipas shefit të qeverisë premtimet e mbajtura në lidhje me “Paktin e Universitetit”.

Ditën e sotme, një pjesë e studentëve kanë paralajmëruar protestë para ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve si dhe në qytete të tjera të Shqipërisë ndërsa mësohet se ata do të kërkojnë llogari për premtimet e qeverisë, të cilat sipas tyre nuk janë përmbushur.

Në materialin e publikuar nga kryeministri Edi Rama  tregohet me shifra se sa studentë kanë përfituar nga premtimet, që nga ulja e tarifave e deri tek zerimi i taksës për studentët ekselentë.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë videoinformacion mbi angazhimet e mbajtura në kuadër të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë 📚

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 21. Mai 2019