Striptistja shqiptare:”Kemi ngelur të papunë, nuk jemi mësuar me rrogë 200 mijë lekë”

200

Një vajzë e cila para pandemisë ushtronte profesionin e striptistes ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”.

Në emision e reja shpjegon se sa e vështirë ka qenë për këtë profesion mbyllja e lokaleve të natës.

Vajza shpjegon se për të është e vështirë të ketë një profesion tjetër pasi, nuk është mësuar me një rrogë minimale shqiptare.

“Sapo rastet e para u shfaqen në Shqipëri, policia erdhi e tha se duhej të mbyllet. Puna mbetet një motiv i përditshëm. Përderisa njerëzit nuk po na pranojnë në punë, është vështirë të gjesh një punë. Është puna e tillë që nuk jemi mësuar me 200-300 mijë lek pagë. Kemi mjaftueshëm rrogë”, tha Xhesi.

Gjatë intervistës, vajzës iu kërkua gjithashtu mendim nëse lokalet e natës mund të menaxhohen duke përdorur një protokoll COVID-19.

“Patjetër që ka mënyra për të hapur lokalet, me protokolle higjiene. Na konsiderojnë dele të zezë, kemi kushte për të respektuar rregullat. Lokalet e tjera janë të hapura, supermarketet e mbushura plot. Lokali jonë është shumë i madh dhe nuk është fare problem që të hapet”, u përgjigj ajo.

Xhesi, vajza e cila prej një viti e gjysmë e ka patur të pamundur të ushtrojë profesionin e saj ka deklaruar se familja e saj e di se çfarë pune bën.
Më tej ajo shtoi se shoqëria e paragjykon.

“Në Shqipëri është punë që paragjykohet. Edhe unë para se të shkoja mendoja se është punë e keqe, mendoja se bëhej seks, por nuk ndodh ashtu. Vetëm shoqërime në tavolinë dhe muhabete. Ka njerëz që të kërkojnë seks, por jemi bërë eksperte dhe e dimë se si ta menaxhojmë situatën. Familja ime e di se punoj aty”, përfundoi ajo.