Ballina Showbiz Stresi me telefonatë live nga burgu i Fushë-Krujes

Stresi me telefonatë live nga burgu i Fushë-Krujes

Prej rreth një muaji reperi i njohur Stresi ndodhet në burg, pasi u arrestua nga policia e Tiranës. Reperi u vu në pranga në një hotel në kryeqytet, pasi akuzohet si anëtar i bandës ‘‘Bajri’’, ndërkohë, që ditën e sotme ka tërhequr vëmendjen me një telefonatë.
“Live nga burgu i Fushë-Krujës. Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës”, – tha reperi duke habitur Aldon, i cili i tha se në fakt mendonte se Stresi ndodhej në burgun e Tiranës.

“Janë 450 të burgosur që po presin këtë telefonatën dhe po ju shohin live tani. Po qesh i gjithë sektori. Kam ardhur këtu për tu rehabilituar pak. Ndihem shumë mirë këtu. Gjithmonë djali i praptë, por djali me shpirt të mirë. Mora thjesht për të dëgjuar zërin dhe për t’ju thënë jeni shumë të mirë dhe më mungoni këtu ku jam”, – tha Stresi.