Ballina Aktualitet Strategjia e opozitës për të rrëzuar Ramën: Protestë çdo të enjte para...

Strategjia e opozitës për të rrëzuar Ramën: Protestë çdo të enjte para Kuvendit

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një mbledhje me të gjithë kryetarët e degëve në rrethe për të rakorduar vijimin e aksionit opozitar. Mësohet se është marrë vendim që protestat të vijojnë çdo të enjte përpara Kuvendit. Kjo është forma e rezistencës për të kërkuar krijimin e qeverisë tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kuvendi do të mblidhet sërish më 28 shkurt. Seanca e së enjtes së shkuar u anulua nga frika e një konfrontimi mes protestuesve dhe deputetëve të mazhorancës. PD dhe LSI vendosën të djegin mandatet, ndërsa kryeministri Edi Rama deri më tani është treguar i prerë duke thënë se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2021.