Ballina BOTA Strasburgn, shkon në katër nurmi i viktimave, autori vëzhgohej nga shërbimet sekrete

Strasburgn, shkon në katër nurmi i viktimave, autori vëzhgohej nga shërbimet sekrete

Shkon në 4 numri i viktimave si pasojë e një sulmi me armë në qytetin në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve në qytetin kufitar të Strasburgut të martën në mbrëmje, ndërsa të paktën 11 të tjerë janë të plagosur.

Motivi i sulmit nuk është ende i qartë, por duke qenë se Franca është etiketuar shpesh nga sulmet e militantëve të Shtetit Islamik që prej vitit 2015, prokurori kundër terrorizmit ka hapur një hetim për këtë çështje.

Shtetasi që qëlloi me armë, u izolua nga shërbimet policore, ndërsa shumë prej qytetarëve u mbajtën në bodrumet e ndërtesave, për të mos rrezikuar ekspozimin ndaj plumbave te shkëmbyera mes agresorit dhe autoriteteve.

Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se i armatosuri ishte i njohur për shërbimet e sigurisë dhe prefektura lokale tha se ishte në listën mbikqyrëse të shërbimeve sekrete.
Vlen të theksohet se këtë javë në Strasburg ndodheshin edhe deputetët e parlamentit Europian, të cilët mësohet se janë mbajtur në izolim, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.