Ballina BOTA Strasburg, trajtimi i migrantëve, GJEDNJ dënon Francën dhe Greqinë

Strasburg, trajtimi i migrantëve, GJEDNJ dënon Francën dhe Greqinë

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka dënuar Francën dhe Greqinë për trajtimin e tyre ndaj migrantëve, në dy raste të veçanta.

GJEDNJ urdhëroi Francën të paguajë 15 mijë euro për të kompensuar një shtetas afgan, i cili kishte kaluar gjashtë muaj në kampin e migrantëve në Calais, në vitin 2016. Jamil Khan, i cili në atë kohë ishte vetëm 12 vjeç, jetonte në kamp kur qeveria franceze urdhëroi prishjen e tij. Një gjykatë franceze në atë kohë urdhëroi që ndaj tij të kishte përkujdesje të veçantë, por shteti francez nuk e mori për bazë atë vendim.

Në rastin e dytë, GJEDNJ urdhëroi Greqinë të paguajë 4 mijë euro për secilin nga nëntë adoleshentë – gjashtë sirianë, dy irakianë dhe një maroken – të cilët mbërritën në vend në fillim të vitit 2016. GJEDNJ konstatoi se adoleshentët ishin mbajtur nga tre deri në pesë javë në burgje, para se të transferohen tek autoritetet e migracionit.