Ballina Aktualitet Strasburg, Këshilli i Evropës anulon delegacionin për vëzhgimin e zgjedhjeve të 30...

Strasburg, Këshilli i Evropës anulon delegacionin për vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Këshilli i Evropës ka anuluar delegacionin për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore, të cilat pretendohet se do të zhvillohen më 30 qershor. Shkak i këtij vendimi është bërë paqartësia juridike e ligjshmërisë së zhvillimit të zgjedhjeve të tilla, në një kohë kur Presidenti i Republikës i ka anuluar ato.

Në njoftimin e dhënë me këtë rast theksohet se “Këshilli i Evropës ka vendosur të mos vendosë një delegacion të Kongresit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara ku do mbahen zgjedhjet.”

“Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kongresin,” – thuhet në njoftimin e Këshillit të Evropës.