Ballina BOTA Strasburg, Gjykata Evropiane kërkon trajtim mjekësor për marinarët ukrainas

Strasburg, Gjykata Evropiane kërkon trajtim mjekësor për marinarët ukrainas

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i bëri sot thirrje Moskës për të siguruar një trajtim të përshtatshëm për marinarët e Ukrainës, anijet e të cilëve u ndaluan nga Marina ruse në Detin Azov.

Me kërkesë të Kievit sipas një procedurë urgjente, gjykata i kërkoi qeverisë ruse të sigurojë që personat e ndaluar të marrin trajtim e duhur mjekësor, përfshirë edhe ata të cilët mund të jenë plagosur gjatë incidentit detar të 25 nëntorit.