Ballina SPORT Strakosha, heroi i Lazios në kualifikimin ndaj Interit

Strakosha, heroi i Lazios në kualifikimin ndaj Interit

Portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Thomas Strakosham, ishte heroi i Lazios në kualifikimin drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.

Gardiani i skuadrës romane bëri disa ndërhyrje vendimtare, si dhe priti dy penallti ndaj Interit, ndërsa tregoi dhe sekretet në momentet kyçe të sfidës në stadiumin “San Siro”.
“E dija që Nainggolan do të godiste penalltinë në qendër, por nuk është vetëm kjo. Lazio e meritoi gjysmëfinalen dhe tani do të kemi një tjetër rast ndaj Milanit, që shpresojmë se do të shkojë mirë. Treguam që nuk kemi frikë dhe fituam. Për mua, pritja më e vështirë ishte ajo ndaj Politanos dhe jo te penalltitë”, tha Thomas Strakosha, portier i Lazios.
Pa Juven dhe Napolin, tani favorite për kupën e Italisë është Lazio, por gardiani kuqezi kërkon të mos prishë ekuilibrat.

“Ne ndihemi favoritë gjithmonë, sepse japim maksimumin. Sezonin e kaluar nuk shkuam dot në finale, por tani kemi mundësinë e hakmarrjes pkërisht ndaj Milanit”, shton më tej Strakosha.

Thomas Strakosha u vlerësua me notën 9 nga mediet italiane për paraqitjen në sfidën ndaj Interit.