Ballina Showbiz Stilistja 43-vjeçare e cila duket si një vajzë e re

Stilistja 43-vjeçare e cila duket si një vajzë e re

Stilistja nga Tajvani Lure Hsu ka fituar shumë famë në rrjetet sociale pasi askush nuk e beson dot sa e re që ajo duket pavarsisht moshës së saj. 43-vjeçarja ka të njëjtin shkëlqim dhe freski si një 20 vjeçare dhe sigurisht që gjenetika luan një rol të madh në bukurinë e saj, që mesa duket nuk njeh moshë. Lure sigurohet që të ndjekë një dietë të caktuar dhe të kryejë aktivitet fizik për tu siguruar që bukuria e saj të mos venitet.

Ajo nuk ekspozohet shumë në diell pasi dielli e than lëkurën dhe formon rrudha. Për të luftuar me efektet negative të diellit ajo aplikon gjithnjë krem dielli para se të dalë nga shtëpia dhe ndjek një rutinë të rregullt bukurie.

Lure i shmang ushqimet që përmbajnë shumë karbohidrate dhe yndyrna, duke konsumuar shumë fruta dhe perime. Duke qenë edhe vegjetariane për të është shumë e lehtë të zgjedhë ushqime që përmbajnë shumë fibra dhe proteina të cilat ajo i balancon me aktivitet fizik. Lure zotëron një linjë rrobash me emrin e saj në Tajvan e cila përfshin shumë bluza dhe minifunde.