Ballina Stil / Modë Stilisti Jean Paul Gaultier në mbrojtje të kafshëve

Stilisti Jean Paul Gaultier në mbrojtje të kafshëve

I ftuar në një televizion francez, stilisti i famshëm Jean Paul Gaultier bëri të ditur vendimin e tij pro mbrojtjes së kafshëve duke ndaluar përdorimin e gëzofit të kafshëve në koleksionin e tij të veshjeve.

“Është e shëmtuar për t’u pranuar por është e vëtetë, që një peliçe e bërë me gëzofin e një kafshe është më sensuale sesa një sintetike. Por ne mund të gjejmë mënyra të tjera për t’u ngrohur në dimër. Në do të shkojmë drejt një rruge krijuese që nuk dëmton kafshët,”- ka thënë Gaultier.

Vendimi i tij erdhi pas një presioni të gjatë të bërë nga organizata e mbrojtjes së kafshëve (PETA).