Ballina Showbiz Stilisti Roberto Cavalli i kërkon ndjesë blogeres Ferragni duke e suprizuar atë

Stilisti Roberto Cavalli i kërkon ndjesë blogeres Ferragni duke e suprizuar atë

Blogerja nuk ngurroi të publikonte ndjesën e stilistit dhe të bënte publike faktin që ai i kishte kërkuar falje për komentet fyese ndaj saj.

Gjithçka nisi pas një fotoje të Chiara-s e cila reklamonte bikinit “Intimissimi” dhe trupin e saj mjaft në formë pas lindjes. Roberto Cavalli nuk e ka pëlqyer foton dhe i ka bërë kritika të forta mëmësie blogeres, të cilën e krahasoi me një makineri parash.

“Po i bën reklamë kërthizës!! Kush mendon se je! Ti je thjesht një makineri parash! Nuk ka as spontanitet, as dashuri në atë që bën. Nuk e ke ushqyer me gji! Kishe frikë se mos të prishej gjoksi!”, – i shkruajti ai.

Pas telasheve që i’u hapën markës Dolce & Gabbana për shkak të komenteve fyese të stilistit Stefano, duket se Cavalli i ka thirrur mëndjes dhe ka reaguar në kohë para se komentet e tij të ktheheshin në bumerang, duke i dërguar blogeres një zarf dhe një buqetë me lule në formë ndjese.