Statistikat e COVID-19 në Shqipëri, statistikat e 24 orëve të fundit

27

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3007 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 341 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se nga 3007 testime u rregjistruan: 673 të shëruar, 341 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 85 raste në Tiranë, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier, Pogradec, nga 17 raste në Krujë, Gjirokastër, 16 në Korçë, 15 në Elbasan, 12 në Devoll, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lezhë, Berat, 8 në Krujë, 7 në Sarandë, nga 6 raste në Lushnje, Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Tropojë, Peqin, nga 4 raste në Kavajë, Tepelenë, nga 3 raste në Kurbin, Kukës, Mallakastër, nga 2 raste në Mirditë, Divjakë, Selenicë, Belsh, Dibër, Patos, Këlcyrë, nga 1 rast në Mat, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 673 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të mosharve 37 – 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (3 Prill 2021) Raste të reja ditore 341 Të shëruar në 24 orë 673 Të shtruar në spitale 263 Humbje jete në 24 orë 9 Testime ditore 3007

Testime totale 567,572 Raste pozitive 126,183 Raste të shëruara 93,173 Raste Aktive 30,754 Humbje jete 2256

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 21546 Fier 2541 Durrës 1262 Gjirokastër 1248 Shkodër 1175 Vlorë 889 Korçë 798 Kukës 361 Dibër 326 Elbasan 313 Lezhë 227 Berat 68.