Stallone nxjerr në shitje makinën e tij, duket si një apartament mbi 4 rrota FOTO

104

Sylvester Stallone ka nxjerrë në shitje makinën e tij për 350 mijë dollarë.

Makina tip Cadillac Escalade, cilësohet nga mediat amerikane si një apartament mbi katër rrota.

Kabina, ku mund të qëndrojnë pesë persona të rritur është e veshur me lëkurë.

Në makinë ka edhe një ekran televizori LCD prej 43 polësh në pjesën qendrore të shoferit si dhe ekran 12 polësh LCD, për pasagjerët që ndodhen pas.

Makina është e pajisur me një sistem muzikor dixhital 7.1 të personalizuar me një procesor audio dixhital dhe dy skeda sim për një lidhje të pandërprerë me internetin.