Sport/Teuta-Kukësi, barazim “dramatik” për skuadrën e Duros

88

Ditën e sotme stadiumi i Durrësit “Niko Dovana” ka qenë pritës për skuadrën e Kukësit. Ndeshja mes Teutës dhe Kukësit përfundoi në barazim 2-2. Ky barazim i ka dhënë një goditje të fortë Kukësit i cili sot pretendonte fitore. Kjo sepse ka si konkurente në vend të parë Tiranën e cila lufton për titullin kampion të munguar prej një dekade.

Kukësi konkurron fuqishëm me Tiranën për titullin e 35-të kampion. Skuadra e Shpëtim Duros mendonte se rezultati ishte në favorin e saj teksa llogariti fitoren duke pretenduar kështu tre pikë.

Por skuadra durrsake ka surprizuar duke shënuar golin e dytë me Kallakun në minutën e fundit të lojës.

Përmbledhja e ndeshjes:

Teuta-Kukësi 2-2

Shënues: 22’ (11-m), 90’+5′ Kallaku / 45’+2’ (11-m), 64′ Shkurtaj

Teuta: Frashëri, Todorovski (86′ Gruda), Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, E. Vila, Çyrbja (82′ Avdyli), L. Vila (90′ Gomes), Hebaj. Trajner: Edi Martini

Kukësi: Xhika, Maliqi, Krasniqi, Obanor, Musta, Musolli (62′ Gavazaj), Limaj, Rroca, Et’hemi (87′ Lulaj), Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Kartonë të verdhë: Hebaj, Kuro, E. Vila / Et’hemi, Obanor, Rroca

Gjyqtar: Blerim Ziri