Sport/Një tjetër kampion “në rrjetën” e Koronavirus

141

Një tjetër futbollist është pozitiv ndaj Koronavirus. Bëhet fjalë për Blez Matuidi, futbollisti francez i cili aktivizohet me Juventus në Serinë A, italiane.

Futbollisti ka kryer testin dhe ka rezultuar pozitiv. Ai nuk ka absolutisht asnjë simptomë dhe prej ditësh ndodhet në vetëizolim total. Aktualisht ai ndodhet nën mbikëqyrje teksa priten tamponët e futbollistëve të tjerë.