Ballina Uncategorized Sport, katër vjet skualifikim për ish-kampionin e notit Magnini

Sport, katër vjet skualifikim për ish-kampionin e notit Magnini

Pas gjykimit për përdorim ose tentim të përdorimit të substancave të ndaluara si doping, u vendos katër vjet skualifikim për Filippo Magninin.

Ky është vendimi i marrë nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping e Nado Italia kundër ish-kampionit të notit, i cili ishte në seancë gjykuese për përdorim dopingu gjatë karrierës së tij si kampion noti.

Dy herë kampion bote në not, me 100 stile të lira të Montrealit dhe Melburnit, Magnini i liruar nga drejtësia penale që kishte paraqitur rastin, ka deklaruar gjithmonë pafajësinë e tij por këtë here nuk i shpëtoi dot gjykimit të Tribunalit Kombëtar Anti-Doping dhe skualifikimit për katër vjet.