Ballina BOTA Spanjë, treni del nga shinat, një i vdekur dhe 44 të plagosur

Spanjë, treni del nga shinat, një i vdekur dhe 44 të plagosur

Një tren udhëtarësh doli nga shinat jashtë qytetit spanjoll të Barcelonës ditën e sotshme, duke sjellë si pasojë vdekjen e një personi dhe duke lënë 44 të tjerë të plagosur.

Aksidenti u shkaktua nga rrëshqitja e tokës pas orës lokale 06:00 të mëngjesit dhe mësohet se në tren ndodheshin 131 pasagjerë.

Punëtorët e shpëtimit po përpiqen të lirojnë udhëtarët e bllokuar nën rrënoja.