Ballina BOTA Spanjë, të rinjtë fshihen në motorin e makinës për të kaluar kufirin

Spanjë, të rinjtë fshihen në motorin e makinës për të kaluar kufirin

Katër veta, përfshirë një vajzë 15-vjeçare, janë gjetur të fshehur në automjete në përpjekje për t’u larguar nga Maroku drejt Spanjës. Tre automjete u ndaluan në pikën doganore në Beni Enzar, në një hapësirë kohore prej vetëm tre orësh.

Brenda makinave, zyrtarët gjetën vajzën adoleshente dhe dy djem të tjerë, të moshës 20 vjeç dhe 21 vjeç. Njëri prej tyre ishte i fshehur prapa sendiljes së pasme dhe dy të tjerët në pjesën e motorit.

Dy prej emigrantëve u morën nën kujdesin e mjekëve pasi kishin simptoma asfiksie, çorientimi dhe dhimbje për shkak të mënyrës sesi kishin qëndruar brenda në makinë.