Ballina Aktualitet Spanjë, shqiptari vritet me plumb në kokë

Spanjë, shqiptari vritet me plumb në kokë

Media spanjolle “La Verdad” raporton për një vrasje të ndodhur në zonën e Totana. Sipas medias në fjalë, vrasja ka qenë e tipit mafioz. Oficerët e policisë thanë se viktima është një shqiptar 27 vjeç, me profesion truprojë. Ai është vrarë brenda makinës së tij dhe plumbat i kanë “tejkaluar në pjesë të ndryshme të kafkës”.

Ajo që hetuesit dyshojnë është nëse viktima është vrarë në po të njëjtin vend ku u gjet trupi , apo është vrarë në tjetër vend dhe ia kanë lënë trupin në vendin ku u gjet.

Sipas hetuesve spanjollë, shqiptari mund të jetë vrarë për shkak të armiqësive në punën e tij si truprojë ose për hesape në trafikun e drogës. Trupi i këtij burri u gjet në mesditë të mërkurën gjatë rrjedhës së lumit Guadalentín me shenja të dukshme të dhunës: një e shtënë në kokë.