Spanjë, shqiptari i braktisur vdes në portat e spitalit ‘La Fe’ në Valencia me plagë shkaktuara nga armë zjarri

43

Shqiptari i braktisur vdes në portat e spitalit ‘La Fe’ në Valencia me një plagë shkaktuar nga armë zjarri

Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 e 30 të mbrëmjes së djeshme ngjitur me hyrjen e urgjencës së Spitalit ‘La Fe’.

Personeli shëndetësor e gjeti viktimën të plagosur dhe i dha ndihmën e parë. Ai kishte plagë me armë në shpatull dhe në bark, lëndime që i dhanë fund jetës pak kohë më vonë.

Hetimi policor është ende i hapur. Këto lloj veprimesh me braktisjen e të plagosurve në spital janë tipike për mosmarrëveshjet ndërmjet klaneve kriminale të përfshirë në trafikun e drogës.