Ballina BOTA Spanjë, rrëzohet projekt-buxheti, drejt zgjedhjeve të parakohshme

Spanjë, rrëzohet projekt-buxheti, drejt zgjedhjeve të parakohshme

Ditën e djeshme Parlamenti spanjoll hodhi poshtë projekt-buxhetin e vitit 2019, pasi separatistët katalanas i kthyen shpinën qeverisë, duke e shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme kombëtare.

Disa burime të qeverisë thanë se kryeministri Pedro Sanchez do të thërriste zgjedhje të menjëhershme nëse drafti do të refuzohej, duke dhënë datat 14 prill ose 28 prill si më të mundshme. Gjithashtu një zyrtar në zyrën e Sanchez tha se ai do të merrte vendimin final, pasi të kryesonte një mbledhje javore të kabinetit të premten.

Ekonomia e katërt më e madhe e eurozonës, Spanja u përball në 2013 nga një rënie e thellë ekonomike që goditi vendin me nivele të ulëta të papunësisë. Por ajo është rrënuar që nga rritja e paqëndrueshmërisë politike, e nxitur nga ndarje të thella mbi çështjen e pavarësisë së Katalonjës dhe nga shfaqja e disa partive të reja.