Ballina SPORT Spanjë, “publikohet” emrin e fituesit të Topit të Artë

Spanjë, “publikohet” emrin e fituesit të Topit të Artë

Fundi i vitit po afron dhe shumë shpejt do mësojmë edhe fituesin e “Topit të Artë”.

Sajti i njohur spanjoll “Onda Cero” bën të ditur se tashmë është e sigurt se kush do të jetë emri që do të dalë nga zarfi ditën e hënë.

Sipas saj, Luka Modriç ka siguruar vendin e parë në votim, duke mundur Kristiano Ronaldon dhe Messin.

Madje këta të dy të fundit nuk do jenë as në treshe.

Në podium është gjithashtu Mbappe, por edhe Antuan Grizman, i cili ka mbërritur mes më të mirëve falë suksesit me Francën dhe me Atletiko Madrid në Ligën e Europës.

Të presim gjithsesi ditën e hënë për të mësuar zyrtarisht fituesin.