Spanjë/Po darkonte me partneren në restorant, shqiptari vritet me “bukë në gojë”

341

Në një restorant të Spanjës, ka mbetur i vrarë ditën e djeshme një shtetas shqiptar.

Mediat spanjolle raportojnë se ngjarja ka ndodhur në restorantin e quajtur “The Orange Tree”, kur një person me kapuç i është afruar restorantit, u ngjit pranë tavolinës së viktimës dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur para pak mesnatës më datë 18 dhjetor, teksa shqiptari darkonte me partneren.

Mediat vendase informojnë se kjo vrasje ka ndodhur pas arrestimit të disa anëtarëve të një grupi mafioz rus, megjithatë autoritetet po hetojnë ngjarjen.