Ballina BOTA Spanjë, partia e së djathtës ekstreme siguron vende në Parlamentin e Andaluzisë

Spanjë, partia e së djathtës ekstreme siguron vende në Parlamentin e Andaluzisë

Zgjedhjet e së dielës në rajonin e Anadaluzisë, në Spanjë, duket se i ka fituar partia e së djathtës ekstreme, me pikëpamje euroskeptike dhe kundër imigracionit. Pas numërimit të 96 për qind të votave doli se Partia VOX siguroi 12 vende në Parlamentin rajonal, duke i dhënë shumicën bllokut konservator.

Socialistët fituan vetëm 33 vende në Parlamentin e Andaluzisë me 109 vende. Në zgjedhjet e vitit 2015 ata kishin 47 vende. Kjo parti e qendrës së majtë humb kështu kontrollin e rajonit më të populluar të Spanjës për herë të parë pas 36 vjetësh, në se partitë e djathta bien dakord për të formuar qeverinë.

Zgjedhjet shihen si prova e parë elektorale për partinë socialiste të kryeministrit Pedro Sanchez, që pas ardhjes së tij në pushtet në muajin qershor.

Deri tani Spanja duket se e kishte shmangur prirjen e disa vendeve europiane, ku ka patur një fuqizim të së djathtës ekstreme. Partia VOX duket ka përfituar nga ndjenja anti-imigracionit që ka përfshirë Europën, pas vërshimit të imigrantëve dhe azilkërkuesve nga Afrika Veriore.