Ballina BOTA Spanjë, një tjetër viktimë nga përmbytjet

Spanjë, një tjetër viktimë nga përmbytjet

Një punonjës i ekipeve të shpëtimit ka humbur jetën ditën e sotme në Spanje, ndërkohë që merte pjesë në një operacion shpëtimi.

Sipas burimeve nga  autoritetet spanjolle, punonjësi rezultonte i zhdukur që nga dita e djeshme, kur kamioni i tij u  rrëmbye nga ujrat e shiut. Gjatë kërkimit të sotëm trupi i tij u gjet i pajetë në një nga rrugët e përmbytura.

Zona është përmbytur si pasojë e  reshjeve masive të shiut, mediat spanjolle tregojnë shtëpi e rrugë të përmbytura në qytetin e Malagës.

Autoritetet kanë rritur nivelin e emergjencës duke lajmëruar edhe banorët e zonës se duhet të kenë kujdes.

Të paktën  nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve masive që goditën Majorkën më 9 shtator, si dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur, por ende nuk dihet për fatin e tyre.