Ballina BOTA Spanjë, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Spanjë, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Qeveria spanjolle. të mërkuren, pritet të humbasë votën për buxhetin në Parlament. Kryeministri, Pedro Sanchez, ka në plan të shpallë së shpejti zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, njoftuan burime shtetërore, shkruan Reuters.

Sipas njoftimeve data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është vendosur ende por 14 prilli vlerësohet si datë e mundshme. Kryeministri Sanchez dëshiron që votimi të ndodh shpejt në mënyrë që të mobilizojë elektoratin e majtë nga “rreziku” i ardhjes së të djathtëve në qeveri.

Votimi i buxhetit në masë të madhe varet nga partitë katalane pro pavarësisë, të cilët deri tani kanë thënë se do ta kundërshtojnë atë. Por partitë mund të ndryshojnë teorikisht mendjen e tyre deri në minutën e fundit.