Ballina Aktualitet Spanjë, arrestohet pas 11 vitesh shqipëtari

Spanjë, arrestohet pas 11 vitesh shqipëtari

Arrestohet në Spanjë Florenc Nishku, i cili kërkohej në të gjithë Europën dhe ishte në listën e të arratisurve më të rrezikshëm nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë.

38-vjeçari shqipëtar u dënua me burg përjetë pasi brau me thikë 25-vjeçarin Spiro Binjaku, në Brescia në 4 shtator 2007, e cila siç shpjegohet nga karabinierët, ndodhi për shkak të aktivitetit të shfrytëzimit të prostitucionit.

Pas krimit, Nishku humbi çdo gjurmë: kishte ndërruar emrin dhe jetonte midis Spanjës dhe Holandës.

Ai u ndalua ndërsa ishte në makinën e vëllait të tij në Tarragona nga policia katalanase dhe u dërgua në burg duke pritur ekstradimin në Itali.