Spanja në kolaps prej koronavirusit! Të moshuarit e braktisur, gjenden të vdekur në krevatet e tyre

57

Të moshuar të braktisur në shtëpitë e tyre të pushimit dhe disa të tjerë të gjetur të vdekur në krevatet e tyre.

Është ky skenari shokues me të cilën u përballën disa agjentë spanjollë, teksa po kontrollonin në shtëpitë e pushimit në vend. Emergjenca e koronavirusit në Spanjë, shpërtheu në mënyrë të dhunshme dhe ashtu si në Itali, rrezikon ta çojë sistemin shëndetësor në kolaps.

Kush e pëson më shumë nga shpërhapja e virusit, njëlloj si në shumicën e vendeve, janë të moshuarit. Ministria e Mbrojtjes spanjolle, konfirmoi rastion e të moshuarve të braktisur, kufomat e të cilëve u gjetën në krevat, duke bërë që të hapen hetimet.

Ushtria e cila gjeti trupat e të moshuarve, u dërgua edhe në disa qendra të tjera. Pas këtyre episodeve Ministria e Shëndetësisë bëri e dije se do të bëhen kontrolle të tjera të ashpra për të garantuar që të moshuarit të marrin kurat e nevojshme.

Në Spanjë ndërkohë situata po bëhet dramatike, ku viktimat kanë arritur në 2808, ndërsa numri total i të prekurve ka shkuar në 39885./noa